|
Shoqata Kulturore GRUAJA ёshtё themeluar me
iniciativėn e njė grupi femrash intelektuale nё fillim tё vitit 1996 dhe
ёshtё regjistruar nė gjykatėn e Tiranės me nr.11627 datė 16.12.1996.
Qёllimi i kėsaj shoqate ėshte tė japė ndihmesėn e saj pėr forcimin e
vlerave tė femrės dhe familjes shqiptare.
Shoqata Kulturore GRUAJA, me aktivitetet e
organizuara, nė njė kohė tė shkurtėr u bё njė urė lidhėse mes femrave
muslimane nė Shqipėri, atyre nё trojet etnike shqiptare dhe mė gjerė nė
vendet e botės islame. Pėrveē kėsaj, kjo shoqatė duke dashur ti vijė nė
ndihmė gruas muslimane dhe tė jetė njė pėrkrahje pėr edukimin, shkėmbimin e
ideve dhe pėrvojave nė fusha tė ndryshme, ka shtrirė aktivitetet e saj nė
plan mė tė gjerė dukё bёrё organizimin e disa seminareve, simpoziumeve,
marrjes pjesё nё panaire tё ndryshme si brenda dhe jashtё vendit etj.
Nėpėrmjet kėtyre aktiviteteve kjo shoqatė pėrpiqet tė jetė pjesė e pandarė
e jetės sė gruas nė shoqėrinė tonė dhe nё planin ndёrkombёtar.
Njė tjetėr synim prioritar i kėsaj shoqate ka
qenė dhe vazhdon tė jetė botimi i librave me tematika tė ndryshme, ku njė
vend tė veēantė zė dhe tematika e gruas, si njė pjesė tepėr e rėndėsishme
dhe e pandarė e shoqėrisė. Gjithashtu, Shoqata Kulturore GRUAJA, krahas
botimeve tė tjera ka patur nёn mbikqyrje edhe revistėn periodike Familja,
e cila tashmė ėshtė kthyer nё njё revistё mujore tё pavarur mjaft e
familjarizuar me lexuesin si nё Shqipёri, ashtu edhe nё Kosovё, Maqedoni e
Mal tё Zi. Lexuesit i vlerėsojnė dhe i duan vlerat dhe virtytet qё kjo
revistё promovon.
Shoqata ėshtė pėrpjekur tė bėjė njė prezantim
dinjitoz tė aktiviteteve tė saj nė mediat audio-vizive dhe nė ato tė
shkruara. Shoqata ёshtё anёtare e Unionit Ndёrkombёtar tё Femrave Muslimane
nё Botё dhe ka nёnshkruar njё numёr protokollesh bashkёpunimi me shoqata
dhe organizata tė grave nё vend dhe nё botё.
|